Aktualitet

Seria A rrezikon mbylljen: Për momentin e pamundur që të riluhet futboll





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:33 - 29/04/20 |
mapo.al

Seria A rrezikon seriozisht të mbyllë sezonin ashtu si Ligue 1 në Francë.


Optimizmi i orëve të fundit është zbehur shumë pasi dy zyrtarë të qeverisë italiane kanë deklaruar se klubet duhet të fillojnë të mendojnë për sezonin tjetër.


Së fundmi zëvendës ministri italian i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, është shprehur: “Për momentin duket e pamundur që mund të rifillohet të luhet futboll. Kjo për shkak të dinamikës që ka një futbollist.


Rifillimi i aktivitetit më duket shumë i largët, pasi futbolli nuk është si tenisi apo Formula 1. Në këtë sport ka kontakte fizike, çka ndihmon në përhapjen e koronavirusit dhe rrezikun e shëndetit të sportistëve”


Që mbyllja përfundimtare e sezonit po merr më shumë pikë e konfirmoi edhe më herët ministri italian i Sportit Spadafora që konkretisht deklaroi:

“Nëse një vendim si ai që morri Franca për sportin do të merrej edhe nga shtete të tjera në Europë edhe ne do ta ndjekim atë linjë. Më mirë do të ishte që presidentët e klubeve të mendonin për sezonin që vjen”


Etiketa: , ,

Pas