fbpx

Aktualitet

Seriali “Chernobyl” zbret nga froni “Game of Thrones”





               Publikuar në : 18:13 - 10/07/19 |
mapo.al

Me përfundimin e “Game of Thrones”, plot u shqetësuan për të ardhmen e HBO, rrjetit që prodhonte dhe transmetonte serialin tejet popullor. Sigurisht, ata i paraprinë kësaj dhe publikuan “Chernobyl” një miniserial me pesë episode që momentalisht mban vendin e parë në IMDb, si më i pëlqyeri ndonjëherë.


Që prej të martës, “Chernobyl” vlerësohet me 9.7/10 nga rreth 140 mijë përdorues të faqes. Seria e fundit e serialit u transmetua në HBO më tre qershor. Kjo do të thotë që “Chernobyl” ia kaloi “Breaking Bad” që vlerësohet 9.5/10, “Planet Earth II” (9.5), “Band of Brothers” (9.5), Planet Earth (9.4), “Game of Thrones” (9.3) dhe “The Wire” (9.3).



Seriali në fjalë dramatizon shpërthimin masiv të centralit bërthamor në Ukrainë më 26 prill 1986. “Chernobyl” u filmua në lokacion, në Ukrainë dhe pjesërisht në një central jo funksional bërthamor në Lituani.


Seriali u krijua, u shkrua dhe pati producent ekzekutiv Craig Mazin. Regjia nga Johan Renck, i cili më parë ka punuar me “Breaking Bad”.


Etiketa: , , , , ,

Pas