KMR

Seriali “La Casa De Papel” thyen rekord në Netflix, ja shifrat







               Publikuar në : 17:33 - 02/08/19 |
mapo.al

“La Casa de Papel 3” thyen çdo rekord në Netflix. Sezoni i tretë i serialit spanjoll është parë nga 34.355.956 llogari Netflix në javën e parë të transmetimit.


Netflix publikoi “La Casa de Papel 3” më 19 korrik, duke marrë rezultatin më të mirë javor për një serial jo në gjuhën angleze. Për më tepër, seriali spanjoll theu rekordin e serialit ose filmit më të shikuar në Netflix në territore të ndryshme kyçe të botës.

Vendet në fjalë përfshijnë jo vetëm Spanjën, por edhe Francën, Italinë, Argjentinën, Brazilin, Kili dhe Portugalinë. “La Casa de Papel 3” gjithashtu ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm edhe në Indi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas