Aktualitet

Serie A, gabimi i pabesueshëm me lojtarin mund t’i kushtojë humbjen Romës






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 21/09/20 |
mapo.al

Roma u kthye nga Verona me një rezultat disi zhgënjyes, me kryeqytetasit italianë që nuk shkuan më tej se një 0-0 kundër një ekipi pa shumë titullarë.


Por edhe pika e vetme e marrë do t’i duket “mjaltë” pas gabimit trashanik të kryer nga drejtuesit e saj, që mund t’i kushtojë humbjen 3-0 në tavolinë.


Ekipet e Serie A kanë mundësi në fillim të kampionatit të deklarojnë një listë zyrtare lojtarësh prej 25 personash, plus një listë tjetër pa limit lojtarësh nën 22-vjeçarë.



Mesfushori Amadou Diawara vitin e kaluar ndodhej pikërisht në këtë  listë, por drejtuesit e pavëmendshëm me sa duket kanë harruar që më 17 korrik ai ka mbushur 23 vjeç, dhe e kanë mbajtur sërish në listën e të rinjve.


Me pak fjalë, sipas rregullores dje mesfushori nuk mund të luante titullar ndaj Veronës, dhe një gabim i tillë dënohet në mënyrë të qartë me humbjen e ndeshjes, siç ka ndodhur me Sassuolon në vitin 2016.


Gabimi është edhe më trashanik duke marrë parasysh që Roma kishte ende vende të lira te lista zyrtare, dhe madje teza mbrojtëse do të jetë pikërisht mungesa e dashakeqësisë. Sido që të jetë, kjo është një dhimbje koke më shumë për teknikun Fonseca.


Etiketa: , , , ,

Pas