Sport

Serie A, kapitenët “disidentë” i shpëtojnë dënimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:20 - 21/08/18 |
mapo.al

Daniele De Rossi dhe Alejandro Darío Gómez u konsideruan dy disidentë në javën e parë të kampionatit italian të futbollit, pasi ishin të vetmit që nuk pranuan të vendosnin shiritin unik të kapitenit, të imponuar nga Federata italiane e Futbollit (FIGC).






Ata i shpëtuan ndëshkimit nga gjykatësi sportiv, ndërsa nisma e “Lega Calcio”-s duket se do të dështojë që këtë muaj.


Mesfushori i Romës dhe sulmuesi i Atalantës u qëndruan besnikë zgjedhjeve të personalizuara, siç kanë bërë prej kohësh, dhe injoruan vendimin e FIGC-së, të ndikuar dukshëm nga sponsorët.







Si për De Rossin, ashtu dhe për Papu Gómezin, nuk pati madje as edhe një gjobë, një veprim që dënon tërthortazi këtë nismë me zhdukje.




Ndërkohë u dënua me një ndeshje Naggy i Bolonjës, ndërsa trajneri i Interit, Spalletti u penalizua me kusht për ofendimet ndaj arbitrit, si dhe mori 10 mijë euro gjobë.



1


Etiketa: , ,

Pas