Sport

Serie A ndez “motorët”, por CR7 nuk po kthehet dot në Itali





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:02 - 04/05/20 |
mapo.al

Cristiano Ronaldo prej disa javësh ndodhet në ishullin portugez ku ka lindur, Madeira, pranë familjes së tij dhe larg çdo mendimi të hidhur për shkak të pandemisë.


Por asi i Juventusit tashmë duhet të kthehet në Torino, i thirrur si të gjithë lojtarët e tjerë, nga momenti që faza 2 e masave kundër koronavirusit në Itali të lejojnë fillimin e stërvitjeve të ekipeve të Serie A.


Rikthimi në Evropë (Madeira, gjeografikisht, i përket praktikisht Afrikës) nuk po tregohet aq i thjesht për “CR7”, dhe kjo jo për shkak të vullnetit të tij.


Cristiano Ronaldo në avionin e tij privat

Përtej një koleksioni automjetesh marramendëse, Cristiano ka në pronësi edhe një avion privat të tipit Gulfstream G650, me të cilin shpesh herë udhëton në çdo cep të kontinentit. Por avioni luksoz ndodhet në Madrid, dhe ligjet kufizuese spanjolle, ende të rrepta, nuk  e lejojnë atë të fluturojë dhe të marrë pronarin e tij të famshëm.


Sipas mediave portugeze, tri tentativa kanë dështuar deri më tani, dhe futbollisti nuk mund të kapë edhe një fluturim komercial, sepse aeroporti në ishull është i mbyllur.

Padyshim që një ekip i organizuar si Juventusi do të zgjidhë problemin, por rikthimi i portugezit mund të shtyhet disa ditë. Duke kujtuar që pas kthimit në Torino, Ronaldo do t’i nënshtrohet izolimit 14-ditorë, sulmuesi nuk duhet të jetë në humor të mirë. Për përgatitjen fizike nuk ka dyshim, ai stërvitet praktikisht edhe në gjumë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas