Aktualitet

Sërish bilanc tragjik në Kosovë, 15 viktima dhe 218 raste të reja me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:10 - 05/08/20 |
mapo.al

15 viktima, 218 raste të reja dhe 156 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Kosovë.


“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 218 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.


Numri total i rasteve pozitive është 9.492 nga 38.803 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2. Numri total i personave të cilët kanë humbur betejën me koronavirusin në Kosovë arrin në 284.


Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar 156 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 5.346. Numri i rasteve aktive është 3.862.




Etiketa: , , ,

Pas