Sërish dhunë në futbollin shqiptar, këtë herë gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë, Mamurrasi-Tërbuni i Pukës.
Siç shikohet dhe në foto ky është momenti kur ka ndodhur përplasja mes futbollistëve.
Siç bën të ditur Policia e Lezhës, pas mbarimit të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, futbollisti i ekipit të Mamurrasit Endri Lala, 22 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur me shuplakë futbollistin e ekipit të Terbunit të Pukës, shtetasin Senad Lekaj, 25 vjeç, banues në Shkodër.
Pas këtij veprimi, oficerët e Komisariatit të Policisë së Laçit kanë bërë shoqërimi i shtetasit 22-vjeçarit, Endri Lala, ndërsa po punohte për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.