Aktualitet

Sërish kokainë në Portin e Durrësit, në kontenierin e “Alba Exotic Fruit”/ FOTO














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:41 - 23/07/21 |
mapo.al

Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit.






Policia bën me dije se në vazhdimin e operacionit “Rada” janë sekuestruar 6,5 kilogramë kokainë. Mësohet se lënda narkotike është gjetur në kontejnerët e firmës ‘Alba Exotic Fruit’, pas një kontrolli të imtësishëm të 10 kontejnerëve të kësaj kompanie.


“Alba Exotic fruit” është kompania që kishte porositur sasinë e bananeve nga Ekuadori, në kontejnerin e së cilës u gjet 11 kg e 650 gram kokainë 10 ditë më parë.







“Në vijim të operacionit “Rada” pasditen e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit është ushtruar kontroll i imtësishëm në 10 kontenierë për llogari të kësaj kompanie, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në një nga kontenierët u gjetën dhe u sekuestruan 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë”- njofton policia.





Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e një grupi të posaçëm prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të SPAK-ut.

Më 13 Korrik, në portin e Durrësit u sekuestruar 11 kilogramë e 675 gr, kokainë e cila ishte fshehur në kontejnerin e bananeve që vinte nga Ekuadori, në pronësi të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Barjon Gumeni, menaxheri i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kushtet e flagrancës nga policia e Durrësit pasi u paraqit në port për të tërhequr kontejnerin, brenda të cilit më herët skaneri kishte provuar se ishte fshehur droga.

Pas veprimeve të para, Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim edhe administratori i firmës, “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit, i kontaktuar para se ti pritej urdhër arresti, tha se prej ditësh ndodhet në Francë, ndërsa jo vetëm mohoi përfshirjen e kompanisë së tij në trafikun e kokainës, por akuzoi se kishtë rënë viktimë e trafikantëve.

Kompania “Alba Exotic Fruit” rezulton e përmendur edhe më parë në ‘histori’ me trafik droge. Në vitin 2017 në portin e Pireut kësaj kompanie ju sekuestrua në kontejner sasia prej 137 kilogram kokainë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas