Sport

Sërish një goditje: Atletiko u hakmor ndaj Serxhio Ramos














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 16/08/18 |
mapo.al

Atletiko i Madridit theu mallkimin e Realit të Madridit duke fituar Superkupën e Europës.





Ata fituan 4-2 në një ndeshje plot emocione në Talin.


Interesant është se kjo ndeshje luhej pa Kristiano Ronaldon, ndaj shumë media kanë nxituar që të thonë se pa yllin portugez, spanjollët janë në telashe.




Vëmendja u përqendrua sidomos tek mbrojtësi Serxhio Ramos.


Ky i fundit ishte shprehur se Reali fiton edhe pa Ronaldon. Ashtu si rëndom, edhe në këtë ndeshje Ramos bëri një ndërhyrje agresive ndaj Diego Kostës.


Sërish me bërryl, por këtë herë Diego Kosta ia dha ndëshkimin në fushë, duke shënuar dy gola.

Një Real i dobët, që ka zhgënjyer fansat dhe ka lënë të hapura shumë pikëpyetje se si do jetë e ardhmja.

Të paktën sa i takon Luka Modriç, spanjollët thonë se ai nuk do të largohet për tek Interi. Megjithatë ekipi kishte probleme në shumë fusha.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas