fbpx

Sociale

Sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës: Ja si devijohet trafiku





               Publikuar në : 10:10 - 26/01/19 |
mapo.al

Autoriteti Rrugor i Shqipërisë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të lëvizin në autostradën Tiranë-Durrës. Punimet në aksin më të rëndësishëm në vend vazhdojnë dhe këto dy ditë do ketë devijim trafiku.


Njoftimi  



Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika të saj.


Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas