Aktualitet

Sërish shifra të larta nga Britania e Madhe, 351 të vdekur sot nga COVID-19








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 22/05/20 |
mapo.al

Në Britaninë e Madhe ulja e numrit të viktimave është ende e ngadaltë.


Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 351 persona, që gjithsesi është numri më i ulët i një dite të premte në 8 javët e fundit.


Ndërkohë, janë 3287 britanikët që janë diagnostikuar si të sëmurë me virusin pandemik në 24 orët e fundit, tregues ky që koronavirusi ende qarkullon me një farë intensiteti në territorin e ishullit.


Numri total i të prekurve ka kaluar 250 mijë pacientët, edhe pse studime thonë se duke mbledhur edhe personat asimptomatikë dhe me simptoma të lehta, numri tyre mund të arrijë deri në 5 milionë.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas