Kryesore

Sërish shifra tragjike në Kosovë, 13 të vdekur nga koronavirusi dhe 245 raste të reja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 02/08/20 |
mapo.al

13 persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe 245 raste të reja.


Numri total i të vdekurve në Kosovë ka arritur në 249. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 133 persona.


IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 468 mostra të testuara, 245 kanë rezultuar pozitive. Numri total i rasteve ka arritur në 8.799. Janë shëruar 4.863 persona, ndërsa janë 3687 raste aktive.


Më së shumti raste ka nga Prishtina, 71, pasuar nga Podujeva 24, Gjilani 18 e Gjakova 15. Mitrovica e Peja kanë regjistruar nga 14 raste, Ferizaj 11 raste.


Fushë Kosova tetë raste, Klina shtatë, Istogu gjashtë, Deçani, Dragashi, Lipjani e Vitia nga pesë, Drenasi, Skenderaj, Suhareka nga tri raste, Malisheva, Obiliqi e Shtimja nga dy raste, ndërsa nga një në Graçanicë e Kaçanik.



Etiketa: , ,

Pas