Në Shëngjin janë dëgjuar sërish dy shpërthime të fuqishme. Ende nuk dihet se çfarë i shkakton apo se nga vijnë.
Shpërthimet kanë ndodhur 20 minuta nga njëri-tjetri, ndërsa i pari u dëgjua në orën 21:18.
Shpërthimet janë dëgjuar përgjatë bregdetit të Shëngjinit dhe deri në Lezhë.
Edhe dy javë më parë, dy shpërthime të forta u dëgjuan nga banorët në këtë zonë.
Policia rrethoi zonën, por nuk kishte një vendngjarje. Nuk dihet nga kanë ardhur shpërthimet.
Qytetarët shpreheshin se janë tronditur edhe banesat e tyre nga shpërthimi i fortë. Ngjarja ende mbetet një mister.
1
Etiketa: Shëngjin, shperthime