Kroacia është goditur sërish mesditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm.
Lëkundjet sizmike rezultojnë me magnitudë 4.1 dhe epiqendër jo shumë larg Petrinjas, pranë Glinska Poljana, konfirmon Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.
Brenda 40 minutave janë ndjerë edhe dy lëkundje mesatare, përkatësisht me magnitudë 3.2 dhe magnitudë 3.5.
Risjellim në vëmendje se Petrinja ishte qyteti që u prek më së shumti nga tërmeti shkatërrimtar më 29 dhjetor, me magnitudë 6.3 – u regjistruan dhjetra të plagosur dhe qindra shtëpi e objekte të dëmtuara.