Sërish ‘The Washington Times’, akuza për ish-ambasadorin Lu: Tradhtarët e Trump në ambasadën amerikane në Tiranë

Media amerikane “The Washinton Times”, e cila njihet për qëndrimin e saj kritik ndaj qeverisë socialste në Shqipëri, në një analizë të publikuar ditën e djeshme shkruan se, diplomatët e SHBA-ve në Shqipëri punojnë kundër Presidentit Trump.

Në shkrim ndër të tjera cilësohet se: “Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori”.



“Departamenti amerikan i Shtetit është infektuar nga Soros në Shqipëri”,- shkruan “Washington Times” .

“Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i mirënjohur për mbështetjen e qeverisë socialiste. Megjithase Lu tashmë është larguar, të emëruarit e Obamës janë akoma aktive në Shqipëri. Lejla Moisiu, kreu i përkohshëm i ambasadës në Tiranë ka një axhendë djallëzore duke kapërcyer shefin e saj. Ajo bën retëeets (shpërndan në tëitter) statuset e ish-kreu i FBI James Comey, i cili njihet si kundërshtar i Trump.

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që në mënyrë aktive nënçmon Presidentin e SHBA-ve?”,- shkruan “Washtington Times”.

auto_Screenshot_11535012742

Shkrimi i plotë:

“Diplomatët e SHBA në Shqipëri, hapur si antibesnikë ndaj Trump

Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros në Shqipëri kërkon të mbështesë axhendën e socialistëve

Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë.
Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe në mënyrë interesante u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trump-ët, të majtët, të emëruarit e Obamës në Departamentin e Shtetit janë akoma aktivë në Shqipëri, duke njollosur me hundët e tyre presidentin amerikan, pasi ata punojnë dhe raportojnë me kënaqësi atje ku nuk duhet edhe pse ata janë në një detyrë administrative jashtë shtetit për qeverinë amerikane.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës deri sa ambasadori i ri të mbërrijë më vonë gjatë vitit. Postimi i saj fundit në Twitter vë në dukje axhendën e saj djallëzore për të kapërcyer shefin e saj.

Ajo i bëri repost një postimi të ish kreut të FBI, i shkarkuar në mënyrë të turpshme, James Comey, i cili kishte shfryrë ndaj Presidentit Trump. A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që, në mënyrë aktive minon axhendën e

Presidentit të Shteteve të Bashkuara?

E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim.
Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme nga Shtëpia e Bardhë, nëse ambasada e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë ato dhe, madje, do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s po kthehet në një vend strategjik duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në dyshim.

Qeveria aktuale është e zhytur në trafikimin e drogës dhe në krim dhe e majta në SHBA ende e mbështet, madje duke mbyllur një sy ndaj sjelljes së paligjshme të kësaj qeverie. Pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh.

Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec të jetë ambasadorja e re në Shqipëri.
Ajo është përmendur në një hetim të kohëve të fundit, si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit, që ka folur me Christopher Steele për dosjen e rreme të Trump për ta ulur atë si president.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e Trump mund të ketë rënë në lojën e saj pasi seanca e konfirmimit të saj papritmas u shty.

Ndërkohë ish-ambasadori Lu ende vërtitet nga Shqipëria, duke mos u interesuar të kthehet në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë.
Burimet na thonë se po bën këtë për “përgatitjen” e stafit të ri të ambasadës, për të dhënë udhëzimet për të “folur” kryeministrin socialist Edi Rama dhe për të çuar politikën e Obamës në vendin e vogël ballkanik.

Demokratët, miqtë e Obamës, do të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë turp. Ata sigurisht nuk kanë të njëjtin profesionalizëm si ai që Lejla Moisiu tregon në rrjetet sociale”.

Marrë nga: https://www.washingtontimes.com/news/2018/aug/22/us-diplomats-albania-flout-disloyalty-trump/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252