Nuk ndalen shpërthimet me tritol.
Këtë herë shpërthimi nuk ka ndodhur në Fushë Krujë, po më në veri të vendit, në Shkodër.
Mbrëmjen e së mërkurës një shpërthim është regjistruar në lagjen Rus, në banesën e Gjaneto Shkëmbit.
Burime policore thonë se rreth 200 gram tritol janë vendosur tek porta e apartamentit të tij, në katin e tretë të një pallati.
Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të dëmtuar në njerëz.
Sipas burimeve, Shkëmbi rezulton të jetë i dënuar për trafik lëndësh narkotike.
Ai është liruar nga burgu dy muaj më parë.