Një shpërthim është shmangur këtë mëngjes në Vlorë. Një sasi lënde eksplozive, e dyshuar si tritol, i është vendosur një lokali gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar të Vlorës.
Ekspertë të xhenios po punojnë për çaktivizimin e lëndës shpërthyese prej 200 gramë që është vendosur në një lokal në Vlorë.
Sasia e dyshuar për tritol iu vendos biznesit në pronësi të Adriatik Brahimaj në lagjen Pavarësia.
Pronari ka deklaruar për mediat në vendngjarje se nuk ka konflikte dhe nuk e di kush mund t’ia ketë vendosur lëndën plasëse.