Një tjetër vetëvrasje u shënua në Shqipëri, e treta në tre ditë radhaz.
Sërish bëhet fjalë për vetëflijim me hedhje nga lartësitë.
Këtë herë një 87vjeçar i ka dhënë fund jetës duke i hedhur nga kati i shtatë i një pallati.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit paraditen e të enjtes.
Sipas informacioneve paraprake, Loni Pina dyshohet se ka pasur probleme mendore.
Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë vala e vetëvrasjeve ka ndezur një debat të zjarrtë në internet jo vetëm për gjendjen mendore të shqiptarëve, por edhe për pasqyrimin e detajuar nga media të këtyre ngjarjeve të rënda.
Kjo jo vetëm si shkelje e privatësisë për personat e vetëflijuar, por edhe për faktin se pasqyrimi i këtyre akteve shihet si një nxitje për personat e dëshpëruar.
Disa studime të mëparshme kanë sugjeruar se ka një lidhje mes shtimit të raportimeve për këto ngjarje me ngritjen e numrin e vetëvrasjeve.
Ndërkohë video e vetëvrasjes së një shtetasi gjerman në mes të Tiranës po qarkullon me shpejtësi në internet.
Ai u hodh nga një vinç në Tiranë.
Liveleak.com gabimisht thonë se ai ishte shtetas shqiptar.
Video është vendosur në ballinën e LiveLeak dhe është klikuar mijëra herë.
Gazeta nuk e publikon videon për arsye etike.