Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht pas lajmit se një zjarr ka përfshirë një servis në këtë qytet. Së pari, autoritetet sqarojnë se nuk ka dëme në njerëz.
Blutë e Elbasanit shprehen se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 në fshatin Katund i Ri.
Servisi në pronësi të K.B., i cili u përfshi nga flakët, ka bërë që të digjet magazina e cila kishte pjesë këmbimi për makinat.
Gjithashtu janë shkrumbuar nga flakët dhe dy mjete të cilat ndodheshin në servis.
Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit mbeten ende të paqarta ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 24.10.2020, rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan.
Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi.
Dëme në njerëz nuk ka.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet per fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Mapo.al/
LEXO EDHE: