Aktualitet

‘S’është ekstremist’, bashkëshortja e të arrestuarit në Kamëz tregon pse nuk i çojnë fëmijët në shkollë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 04/06/20 |
mapo.al

Pas arrestimit të 37-vjeçarit që i bëri rezistencë policisë, ditën e djeshme në Kamëz, ka reaguar bashkëshortja e tij. Besarie Kryemadhi i ka dalë në mbrojtje burrit të saj dhe thekson se ai nuk është ekstremist.


Burri im është njeri i ndershëm, punon duke rregulluar biçikleta. I është dorëzuar Allahut, por nuk është ekstremist. Kemi 2 vite që merremi në komisariat e gjykata për çështjen e fëmijëve”, -ka thënë ajo.


Sipas saj, policia gënjen kur thotë se Roland Kryemadhi ka pasur armë:


Burri ishte me arrest shtëpie. Policia e gjeti jashtë dhe e arrestoi, e shtriu në tokë. Ai u iku nga duart dhe u fut brenda. Pastaj erdhi RENEA. Policia gënjen kur thotë se ka pasur kallashnikov. Unë nuk di që burri im të ketë pasur armë. Në momentin e ngjarjes kam qenë duke punuar në makinën qepëse që kam në shtëpi.


Për sa i përket vendimit për të mos i çuar fëmijët në shkollë, Kryemadhi tha se është një vendim që e kanë marrë vetë fëmijët dhe se ata i arsimojnë në shtëpi.

Fëmijët nuk duan vetë të shkojnë në shkollë dhe ne si kujdestarë të tyre e kemi lejuar. Fëmijët qajnë po t’u thuash shkoni në shkollë, sepse aty ka gjëra të këqija. Përdoren fjalë të pista. Ne i arsimojmë vetë fëmijët. U kemi mësuar shqip dhe arabisht, të shkruajnë e lexojnë”, -tregoi ajo.

Bearie dhe Roland Kryemadhi kanë 3 vajza dhe 1 djalë, nga mosha 5 deri në 14 vjeç.


Etiketa: ,

Pas