Kryesore

S’është puna te patronazhisti, ai dhe ajo janë të persekutuar po ashtu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:18 - 18/04/21 |
Mapo.al

Edhe sot, Edi Rama bëri një tjetër hap në përpjekjen për të mbuluar skandalin e madh të shpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve, duke nxjerrë si lajm patronazhistët, me të cilët zhvilloi një takim në Tiranë.






Problemi s’ka të bëjë fare me ata.


Ndoshta, patronazhistët, janë të persekutuar po ashtu, se janë vija e parë e luftës dhe e përplasjes në terren, dhe mbi punën e tyre, ministrat e Ramës, dhe drejtorët e rëndësishëm kanë bërë miliona pasuri e janë zhytur në privilegje pa fund.







Me siguri, bosët e mëdhenj të rilindjes kanë përçmim për patronazhistët të cilët më e shumta kanë siguruar një vend pune.



Ka të ngjarë që shefat e rëndësishëm nuk u hapin as telefonin.



Ta bënte këtë temë gazmore, dhe të prodhohej me ta batuta në rrjet e kudo, ishte dëshira e Edi Ramës.

Sepse i ikej kështu thelbit të shkeljes tronditëse që ka ndodhur.

Lexo edhe :  “Rama fërkon duart” - Lubonja komenton zhvillimet në PD

Njerëzit kanë depozituar të dhënat e tyre personale në shtet. Për këtë qeveria ka hyrë garante. Po ashtu, ato informacione, si ID, adresë, numër telefoni, ruhen me ligj, me Kushtetutë.

Mirëpo, të gjitha këto ranë, dhe privatësia kaloi nga portali, apo zyrat publike, në aneksin e pasëm të Partisë Socialiste, në duart e disa rioshëve militantë, të cilët përziejnë e luajnë aty si u do kokrra e qefit.

Kjo thyerje e rëndë e besimit dhe e ligjit themelor, është padyshim çështja.

Duke nxjerrë në plan të parë sot patronazhistët, Rama jo vetëm bishtnon, por përpiqet të thotë se gjithçka është normale, legale, dhe me këtë rast i dërgon mesazh edhe SPAK-ut, që të mos guxojë të hetojë.

Nëse do të kishim drejtësi, Edi Rama s’do të mund ta bënte sot këtë takim, dhe as ta çonte talljen në një nivel tjetër.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas