Aktualitet

Setien tranjeri i ri i Barcelonës, ja marrëdhënia e tij me Messin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:14 - 14/01/20 |
mapo.al

Quique Setien është zyrtarisht trajneri i ri i Barcelonës. Klubi katalanas ka zyrtarizuar teknikun spanjoll i cili zëvendësoi në këtë detyrë të larguarin Ernesto Valverde.


Setien në të shkuarën ka qenë disa herë kundërshtarë me klubin kampion në futbollin Iberik me ekipet si Betis apo Las Palmas. “Timonieri” i ri do të drejtojë në seancat stërvitore Lionel Messin që në të shkuarën ka shprehur respekt për 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.


Hera e parë që këta të dy u ballafaquan me njëri-tjetrin ka ndodhur në kohën kur Pep Guardiola drejtonte Barcelonës.Seitien aso kohe u shpreh se: “Një ditë, i ftuar nga Guardiola, pata mundësinë të shikoj Messin duke u stërvitur teksa pash nga afër aftësitë  e tij i thash që të luante futboll deri në 60 vjeç ose më mirë derisa të vdiste.


Setien dhe Messi më vonë u takuan sërish në vitin 2016, kur Barcelona luajti në transfertë me Las Palmas. Të dy u përqafuan dhe biseduan në fushë pas ndeshjes, para se të shkonin drejt dhomave të zhveshjes. Këto episode tregojnë që trajneri i ri ka një marrëdhënie të shkëlqyer me yllin e Barcelonës dhe Argjentinës.



Etiketa:

Pas