Sevilla ka arritur të fitojë pjesën e parë minimalisht 1-0 përballë Lazios në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Europa Leagues. Golin e vetëm e shënoi Wissam Ben Yedder me portën e boshatisur, pasi Strakosha u detyrua të grushtojë gjuajtjen e parë ndërsa tentativa e dytë përfundoi në rrjetë.
Kujtojmë që Sevilla është me një këmbë e kualifikuar në fazën tjetër të Europa Leagues, pasi edhe në “Olimpico” fitoi me rezultatin 1-0.
Sevilla shënoi golin e dytë dhe të qetësisë përballë Lazios. Në minutën e 78’ ishte mesfushori Pablo Sarabia që realizoi për vendasit duke “hipotekuar” në këtë mënyrë kualifikimin në fazën tjetër të Europa Leagues.
Kujtojmë që të dy skuadrat janë ndëshkuar me kartonin e kuq, respektivisht kanë braktisur fushën Franco Vazquez (60′) dhe Adam Marusic (71′).