Aktualitet

Sezoni i ri i RTV Ora një progamacion për të gjithë shqiptarët, surpriza Luan Rama vjen me “Drejt”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:06 - 12/09/21 |
mapo.al

RTV ORA nis sezonin e ri me një programacion që do të bëjë për vete dhe përfshijë këdo në Shqipëri.






Luan Rama, pas një karriere rreth 30 vitesh në politikë, i rikthehet gazetarisë me emisionin “DREJT”.








Jo vetëm politikë dhe debat, por duke trajtuar edhe atë çka të tjerët e anashkalojnë. Pa dorashka Rama surprizon me daljen e tij në ekran, çdo të hënë e të enjte.



Beti Njuma do të jetë ndryshe çdo te martë në studion e saj, ashtu si edhe Fatos Çoçoli në trajtimin e temave ekonomike.



Ekrani na uron ditën e re çdo mëngjes me Arjonin dhe Arjolën, te cilëve u është bashkuar Enki, e më tej “ART ME KOSTËN”, ku xhaxhi piktori do të frymëzoje fëmijët.

Jo vetëm kaq!

Ana Kallaku vjen çdo pasdite me “JETO ME ORËN”, me rrëfime personale, të pathëna, histori suksesi, e shumëçka tjetër.

“SHKURT E SHQIP”, një cikël dokumentar për Shqipërinë e thjeshtë e të pa kuptuar, të dëgjuar, por jo të jetuar… vjen në ekranin e RTV ORA çdo të shtunë në mbrëmje.

Fundjava gjithashtu do të rikthejë dy emisionet brand të RTV ORA, “Expuls” nga Ronaldo Sharka dhe “Glamour Zone”, nga Ester Bylyku.. argëtim, humor e të ftuar special që do t’ju mbërthejne në ekran.

Sport, Show Biz e shumë e shumë produksione të tjera do të jenë çdo ditë pranë jush.

Por, kujdes!

Surprizat nuk do ketë fund! Sezoni i ri nuk do të mbyllet me kaq!

Sigurisht, ashtu siç kemi premtuar gjithmonë, ne do të jemi me ju e për ju, të vërtetë, të besueshëm dhe të drejtpërdrejt!

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas