Aktualitet

Sezoni turistik në Shqipëri-Rama: Asnjë pengesë për këdo që vjen në vendin tonë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 05/05/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë pengesë apo kusht për të gjithë turistët që duan të vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.






Kreu i qeverisë tha gjatë konferencës me komisionerin Varhelyi se procesi i vaksinimit po vijon me shpejtësi për të kapur objektivin e radhës, atë të 1 milion personave të vaksinuar.


 







“Shqipëria nuk do vendosë kushte apo pengesa për ata që duan të vijnë për një sezon turistik që duhet të jetë shumë më i lehtë nga i shkuari. Me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve dhe të kërkesave që rriten nga vendet e tjera për të ardhur në Shqipëri për pushime.




Ne jemi sot në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike. Do të vijojmë vaksiniminin. Tani objektivi është 1 milion të vaksinuar dhe puna po vijon intensivisht që Shqipëria të buzëqeshë. Duam që kapaciteti i Shqipërisë me turizimin të përdoret sa më shumë këtë vit”, tha kryeministri.

Lexo edhe :  Rrëfehet Edi Rama: Hyra në politikë kur fillova të kem probleme me Nanon


1


Etiketa: , ,

Pas