Aktualitet

Sezoni turistik shtrenjton ushqimet, INSTAT: Çmimet rriten me 2.8%







               Publikuar në : 15:17 - 08/08/19 |
mapo.al

Çmimet e ushqimeve u shtrenjtuan ndjeshëm në kulmin e sezonit turistik, teksa inflacioni regjistroi një rritje të lehtë në 1.5%.


Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave çmimet e grupit të ushqimeve dhe pijeve alkoolike u rritën me 2.8% në korrik, në një kohë kur prodhimet vendase duhet të dominonin tregun dhe çmimet të pësonin rënie.

Rritja vjetore e çmimeve gjatë muajit të kaluar është ndikuar gjithashtu edhe nga zëra të tjerë, si qiratë, kafenetë, restorantet si dhe ato për argëtim dhe kulturë.

Me gjithë shtrenjtimin e pjesës më të madhe të mallrave që konsumohen në përditshmëri, inflacioni që është edhe treguesi që tregon për kostot e jetesës në vend, vijon të mbetet ende në nivele të ulëta.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas