Aktualitet

Sezoni turistik zgjatet deri më 15 nëntor, hapen aplikimet për plazhet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:04 - 31/05/20 |
mapo.al

Sezoni turistik do të mbyllet më 15 nëntor.


Këtë ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me hotelierët e Vlorës, ku prezantoi mënyrën e menaxhimit të vijës bregdetare dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik për vitin 2020.


Ministri theksoi se kohëzgjatja e sezonit bëhet për t’u dhënë mundësi operatorëve turistikë që të balancojnë humbjen e kohës nga pandemia e COVID-19.


“Për të zëvendësuar kohën e humbur në ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor në mënyrë që dhe të krijohet mundësia për të paguar faturat dhe taksat”, theksoi ministri i Turizmit.


Në bazë të rregullave të reja, të gjitha restorantet dhe hotelet do të duhet qëtë aplikojnë nga 1 qershori në e-Albania për të marrë licencë. Ministri paralajmëroi se nëse do të konstatohet shkelje e protokolli shëndetësor do të ketë gjobë dhe pezullim të licencës.

Klosi bëri më dije se raporti për hapësirën e plazhit do të jetë 80% publik dhe 20% privat.

“Ata që janë në vijën e parë nuk do të marrin gjithë plazhin për vete, sipërfaqet e tjera do të merren nga ata të vijës së dytë. Duke plotësuar 80% të plazheve për t’ia lënë 20% publikut. Zakonisht plazhet pranë zonave të banuara do të jenë publike. Por dhe për ato plazhe të caktuara si private kur nuk ka kërkesa do t’i kalojnë publikut”, tha ai.

“Në e-Albania aplikimet nisin nga 1 qershori deri në 15 qershor, në mënyrë që më 1 korrik gjithçka të jetë gati. Aplikimi në e-Albania është shumë i thjeshtë, aplikohet dhe nga telefoni. Vendos numrin e NIPTIT, që do të dëshmojë që posedon një hotel, vetë deklarimin e kushteve të higjienës”, u shpreh ministri më tej.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas