Kryeministrit Rama i pëlqen, apo i ka pas pëlqyer, të thotë se faji nuk është i individit, por i sistemit. Të vjen kjo në mendje kur kërkon një kënd nga ta shohësh sagën e këtyre ditëve të fundit, që shtjellon e nxjerr në krye një emër, atë të Emiljano Shullazit. Por edhe shumë fije e dyshime. Të cilat i përkasin sistemit.
Gjëja e parë përshtypjelënëse është se askush nuk përmbahet dhe të gjithë ia kanë filluar lakimit të emrit të Shullazit, duke e përsëritur aq shpesh, deri në formën përkëdhelëse ‘Mili’, sa rrezik e mitizojnë dhe ndikojnë që nënat e reja të prillit e majit të pagëzojnë me ‘Emiljano’ të sapolindurit. Apo ndoshta është një garë me veten, e llojit: Ku ishim që nuk ia guxuam emrin njëherë? Hajt, ta kompensojmë tani kur ai është pas hekurave! Është pra një lloj rimarrje e guximit.
Përjashtim këtu bëjnë pak individë: Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili pat qenë edhe target i një kërcënimi të Shullazit, dhe ish-kryeministri Sali Berisha, që ditët e fundit ka vërtetuar një thënie të vetën në Kuvend, kur u fliste socialistëve: Unë kam qeverisur edhe kur kam qenë në opozitë. Z. Berisha mund të jetë tërhequr nga drejtimi i PD, por jo nga energjia dhe as guximi për të luajtur rolin e ‘luanit’, në savanën e egër të politikës. Nëse ka vend për një provokim, mund të thuhet se Emiljano Shullazi u arrestua nga kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshëm, Donald Lu. Ambasadori amerikan ka qenë gjithaq i drejtpërdrejtë në identifikimin e njerëzve të kundraligjit apo al kaponeve, duke i përmendur me emër.
Kjo është njëra gjysmë e përshtypjes apo konstatimit.
Pjesa tjetër ka të bëjë me rrezikun që i shoqëron, edhe më të rrezikshmit, përfshirë këtu edhe të arrestuarin e fundit e të tjerë të ngjashëm, kur i afrohen sferës publike pak më shumë se duhet. Me gjasë, Shullazi do të kish vazhduar i qetë në sagën e vetë, – natyra e saj pritet të zbulohet ose mbulohet nga gjykata, – nëse nuk do të kish kërcënuar një akademik. Pra një njeri të sferës publike. Sigurisht, ky rast mund të ketë qenë edhe pika që derdhi gotën, megjithatë nuk ngjan kështu.
Sfera publike ka tendencën të mos e pranojë deri në fund molepsjen. Rastet e disa parlamentarëve të së majtës, të cilët janë tashmë dyerve të gjykatave e dëshmon këtë. Ka pasur opinionistë që janë treguar më kritikë me akademikët e përfshirë në thrillerin e ditëve të fundit, përkundrejt politikanëve apo ‘të fortëve’, të cilët hamendësohen se kanë tendosur muskujt e ndikimit deri te zgjedhjet universitare, por përfundimi ua hedh poshtë analizën.
Kryeministrit Rama i duhet të marrë kostot dhe të nxjerrë përfundimet e veta nga ky ‘roman kriminal’, që është shkruar ditëve të fundit; edhe me shpenzime të sferës politike. Bumerangu që ka prodhuar një lloj shkujdesjeje të tij ndaj ‘të dyshuarve të zakonshëm’, për të përdorur terma të butë, dhe një lloj afrimiteti, për të qenë më të ashpër, po futet në goditjen e fundit.
Duket sikur i vetmi problem qe ka ky vend eshte Shullazi dhe sikur e vetmja shprese e opozites per tu faktorizuar varet gjithashtu nga emri magjik “Emiliano”, “Mili”, zemra jone!
Eshte fare e qarte gjithashtu se opozita po pret me ankth daljen e Shullazit nga hekurat. Ky do te jete triumfi i paprovuar por gjithsesi i pakundershtuar i akuzave te saj! Po atehere Emiliano qenka nje i burgosur politik. Te gjithe e dime qe eshte kriminel, pr duhen fakte dhe keto duhet ti kete gjetur Prokuroria, e cila gjithashtu ka marre tashme nje rol politik me te cilin mund te fundose maxhorancen…
Dakort me gjith c’thote zoti Lela, por une kam nje pyetje: Mire apo keq u arrestua nje kriminel i cili aktivizohej nga politika, sic ka edhe dhjetra te tjere qe duhen arrestuar. Ne qe jetojme ne kete vend, e dime mire se Shullazerit kane bere ligjin ne cdo qelize te jetes. Te mire apo te dhier, vendi ka nje drejtesi e cila duhet lene te jape verdiktin e saj. Kjo histeri e SHQUPIT a nuk ju le pershtypjen se do te diktoje kudo e ne cdo gje, por mbi te gjitha ne drejtesi?