Liga e Kampionëve gjatë mbrëmjes së djeshme dhuroi spektakël dhe gola, ndërsa ashtu siç kishte gëzime nga fitoret, skuadrat humbëse nuk e kaluan lehtë dështimin.
Një mungesë e madhe në ndeshjen mes Barcelonës dhe Interit ishte ajo e Lionel Mesit, i cili po ndiqte takimin nga tribuna për shkak të dëmtimit në sfidën kundër Sevijas në La Liga.
Paraqitja e mirë dhe loja në nivele të larta e lojtarëve të tjerë bëri që mos të ndihet mungesa e “pleshtit” në fushën e lojës.
Reagimi i lojtarit të Kombëtares së Argjentinës në veprimin e Brozoviçit ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave, pasi ai po priste të shkonte topi në rrjetë pas ekzekutimit të Luiz Suarezit, por vendosja dinake e kroatit i tha “jo” dëshirës së uruguaianit.