KMR

“Sfida e vdekjes”/ A do qendronit për 30 orë brenda këtij arkivoli?






               Publikuar në : 13:54 - 11/09/19 |
mapo.al

Vitin e kaluar kompania Six Flags festoi Fright Fest duke ftuar njerëzit të kalonin 30 orë të bllokuar brenda një arkivoli, vetëm.


Por sfida këtë vit në sezonin e ‘Halloween’ po ndryshohet për ta bërë më pak ose më shumë të frikshme. Kjo në varësi sesi garuesit ndjehen kur ndajnë hapësirën personale me një person tjetër.

Nga ora 16:00 e 27 shtatorit deri në orën 22:00 të 28 shtatorit të paktën 6 çifte do futen në 6 arkivole në Six Flags America në Maryland.

Çiftet që do ndajnë të njëjtin arkivol, duhet të jenë thjesht të gatshëm të marrin përsipër këtë sfidë pavarësisht nëse janë miq, anëtarë të familjes, partnerë ose të huaj.

Ata mund të marrin jastëkë, dyshek për të fjetur dhe gjithçka që ju nevojitet që arkivoli t’u duket më tërheqës.

Pasi të vendosën në arkivole, garuesit do kenë shanset të shikojë disa herë dritën e diellit para se të përfundojë sfida.

Gjithashtu do lejohet të shkojnë në banjë, të ulen në arkivol për të ngrënë ose për të qëndruar në telefon.

Çdo gares merr kartën “Get Out of the Coffin Free Card” që mund ta përdorin për të dalë nga varri për 6 minuta.

Telefonat, orat, kufjet janë të ndaluara rreptësisht përveç gjatë minutave të pushimeve. Kushdo që del nga arkivoli i tyre për ndonjë arsye, me përjashtim të banjove dhe pushimeve të vaktit, do të skualifikohet automatikisht dhe nuk ka të drejtë të fitojë konkursin.

Çifti i fundit i mbetur fiton 600 dollarë dhe i ndajnë midis tyre.


Etiketa: ,

Pas