Ministrja e Arsimit Besa Shahini, teksa njoftoi rifillimin e mësimit nesër (e martë) nuk la pa përmendur dhe lajmin e rremë, që sipas saj nxori njerëzit në rrugë nga frika e tërmetit. Marr shkas nga ky lajm, Shahini tha se po shohim mundësinë të ndryshojmë kurrikulën mësimore për të luftuar analfabetizmin mediatik. “Nëse shihni një lajm bombastik, në një portal anësor si ai i djeshmi, ju lutem mos e merrni parasysh, por mbështetuni tek televizionet kryesore, tek burimi i sigurt”, theksoi ajo.
Deklarata e plotë e ministres:
Kemi kaluar një situatë të pazakonshme, por pa viktima, vetëm me dëme materiale të riparueshme. Nesër rifillon mësimi. Dita e humbur e mësimit (sot) do të zëvendësohet në të ardhmen, por ende nuk është vendosur se kur.
Nga verifikimet në terren të MAS, Drejtorive të Arsimit dhe inxhinierëve të ndërtimit të bashkive ka rezultuar se shkollat janë kryesisht të padëmtuara dhe të gatshme për të rinisiur mësimin nesër (e martë). Janë vetem dy shkolla që nuk do të hapen, në fshatrat Bërxullë dhe Allgatë. Nxënësit e tyre do shkojnë në shkolla të tjera dhe kemi siguruar transportin.
Nga tërmeti janë 98 shkolla me plasaritje të fasadave por që janë riparuar. Nuk ka më vend për panik dhe ankth ndaj nga nesër shkollat i kthehen normalitetit. Në orën e parë nxënësit do shohin një video të animuar të “Save the Children” për të mësuar si duhet të veprojnë kur bie termet.
Gjej rastin të apeloj dhe për një rast të paprecedent të përhapjes së një lajmi të rremë “parashikues” të një termeti të madh. Organet e drejtësisë po merren me ata që përhapin lajme të rreme. Ora dhe vendi i saktë ku ndodhin tërmetet nuk mund të parashikohen. Por rasti i mbrëmshëm na dha një sinjal se duhet të fuqizojmë edukimin mediatik të nxënësve, që të bëjnë dallim mes lajmit të rreme dhe atij të vertetë, sepse fakenews (lajmet e rreme) cenojnë demokracinë dhe sigurinë e vendit, ndaj ne duhet ti luftojmë. Do fusim në kurrikula mësimin për fakenews për të luftuar anfalbetizimin mediatik. Kështu, nëse shihni në një portal anësor si ai i djeshmi, një lajm bombastik mos i merrni për bazë, por shihni TV kryesore dhe mbështetuni tek burimi i sgurt i informacionit.
*Statusi i Ramës për portalin që sipas tij prodhoi lajmin e rremë. Ndërsa media në fjalë, “Syri.net” ka reaguar duke thënë se “titulli është gabim njerëzor, ndërsa permbajtja e lajmit është bazuar në intervistën e sizmiologut grek dhënë për “Top Channel”.
*Video e animuar e “Save dhe children” per termetet