Kryesore

Shahini mesazh maturantëve: Rikthimi në shkollë jo i detyrueshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:33 - 03/05/20 |
mapo.al

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një video-mesazhi, shprehet se shkollat po hapen vetëm për maturantët pas kërkesave të tyre për konsultime.


Shahini tha se nëse maturantët ndjehen të aftë për të bërë provimet e maturës pa konsultime, atëherë mund të qëndrojnë në shtëpi.


“Nuk është i detyrueshëm vendimi për vajtjen në shkollë, por ata që do të shkojnë duhet të njoftojnë para datës 11 Maj drejtorin e shkollës, në mënyrë që të sigurohet distancimi social”, sqaron Shahini.


Më herët, Shahini kishte njoftuar se nxënësit maturantë do të ktheheshin për 3 javë në bankat e shkollës, nga data 18 maj deri në 5 qershor, lidhur me lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore.



Etiketa: , ,

Pas