Aktualitet

Shahini: Nesër mësim, vetëm 2 shkolla të dëmtuara nuk do të hapen






               Publikuar në : 12:07 - 23/09/19 |
mapo.al

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ministrja e Arsimit Besa Shahini njofton se nxënësit nesër do i rikthehen mësimit në shkolla.


Shahini shkruan se dy shkolla vartëse nuk do të hapen, kjo për shkak të dëmtimeve të pësuara nga lëkundjet e tërmetit.



“Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim” – shkruan Shahini.


Etiketa: , ,

Pas