Aktualitet

Shall të zi në qafë e pankarta ironike/ Foto nga protesta e gazetarëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:13 - 18/12/19 |
mapo.al

Gazetarë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile protestuan sot para Kuvendit kundër paketës “Anti-shpifje”. I gjithë komuniteti i medias njëzëri kërkojnë hedhjen poshtë të dy projektligjeve të cilat shihen si mekanizma për t’i kyçur gojën dhe vënë nën kontroll median elektronike, më konkretisht portalet.


Me pankarta pikante dhe thirrje qeverisë për t’u tërhequr gazetarët janë instaluar në sheshin para Parlamentit në pritje të ligjvënësve dhe fjalës së tyre të fundit. Gazetarët mbanin në qafë nga një shall të zi në mënyrë simbolike për presionin e shtuar të qeverisë ndaj medias dhe gazetarëve.



<
>
gazetaret ne proteste gazetaret ne proteste2 gazetaret ne proteste3 gazetaret ne proteste4 gazetaret ne proteste1 protesta e gazetareve protesta e gazetareve2 gazetaret ne proteste1 protesta e gazetareve4 protesta e gazetareve3

Dy ligjet e qeverisë i japin fuqi të plotë AMA-s për të vëzhguar, kontrolluar dhe penalizuar mediat, sidomos ato online të cilat do të jenë dhe më të prekurat nga paketa e formuluar prej qeverisë shqiptare.


LEXO EDHE: 

“Censura”/ Gazetarët në protestë: Të refuzojmë regjimin diktatorial

Censura, Koloreto Cukali: Këtë ligj s’e ka asnjë vend në perëndim

Erion Kristo: Rama të bëjë transparente ERTV, ku i gjen paratë?


Etiketa: ,

Pas