Kryesore

“Shalqi me provë”/ Rama sulmon Bashën për planin e rimëkëmbjes: Mungesë serioziteti








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 29/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama komentoi planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë për shkak të efekteve të pandemisë, të prezantuar sot nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.


Rama e etiketoi kundërshtarin e tij politik kandidat për kryeministër si “shalqi me provë”, ndërsa planin me pesë pika të kryedemokratit e quajti mungesë serioziteti.


“Atë që quani kandidatin për kryeministër është shalqi me provë, i pangrënshëm. Sepse nuk është i ardhur nga hëna por ka qenë në provë disa herë. Platformat alternative janë thjesht shprehje të mungesës së seriozitetit. Larg qoftë të kishte ndodhur që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe klubin e asaj të ashtuquajturën e opozitës së bashkuar.



Të gjente spitalet që e gjetëm ne, shërbimet shëndetësore, kapacitetet profesionale kur na besuan shqiptarët. Kjo nuk është një betejë mes nesh dhe atyre apo mes meje dhe shalqinit me provë që është në krye të opozitës, është betejë e jona me vetveten dhe kohën. Koha nuk pret se shqiptarët kanë pritur shumë”, tha Rama.

Lexo edhe :  Ditëlindja e Bes Kallakut me 30 të ftuar – Rama: Spektakël i pështirë!

LEXO EDHE: 


LIVE – Rama në konferencë për shtyp: 13 mijë persona humbën punën nga pandemia


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas