Wednesday, July 13, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shameti: Opozita s’duhet të joshet nga pushteti, të përfaqësojë 85%

by mapo.al
06/07/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Flet për gazetën MAPO, gazetari Sokol Shameti

Pavarësisht se u pretendua se 30 qershori do të zgjidhte ndonjë gjë, në fakt kriza është aty ku ishte, madje i janë shtuar disa elemente, me problemet në zgjedhje dhe pozicionimin e presidentit. Si mund të shkojnë gjërat në këtë krizë të re?

30 qershori thjesht konfirmoi që kriza nuk është “e re”. Ajo kuantifikoi në mënyrë të dukshme atë që tashmë dihet: faktin që shumica e shqiptarëve, jo vetëm që nuk janë dakord me qeverinë, por ata janë prej vitesh politikisht të papërfaqësuar, demografikisht të përjashtuar dhe elektoralisht të painteresuar. Kësisoj, 30 qershori nuk e thelloi krizën, por e bëri më të qartë atë për ata që kanë interes ta njohin.

Të gjitha elementet që iu shtuan asaj, duke filluar nga diskreditimi i KQZ-së, shpërdorimi i fiksimit të ndërkombëtarëve me stabilitetin, lufta e shpallur ndaj presidentit dhe më pas edhe kurthi ndaj lirisë së medias, janë veçse dëshmi shtesë se kriza, që në fakt është ekspozimi i kufomës së demokracisë, as nuk është përtërirë e as nuk është transformuar. Fakti se sot s’ka mbetur më njeri pa mbyllur hundët me neveri para saj, dëshmon se thjesht ajo po manifestohet në një mënyrë që tashmë është e pamundur të administrohet pa dëme për pushtetin.

Kjo krizë shënon, gjithashtu, edhe zhubrosjen e një operacioni të dështuar afatgjatë marrëdhëniesh publike, i cili po të kesh parasysh sasinë e paturpshme të parasë publike që iu vu në dispozicion për të manipuluar të njëjtin publik për të arritur këtë rezultat mizerabël që u solli kurdisësve të tij, dëshmon jo vetëm për korrupsion flagrant, por edhe për një mediokritet qesharak të paketuar si mjeshtëri e rrallë.

Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama morën të gjithë pushtetin vendor, ndërkohë  presidenti Meta është hedhur në sulm se po merr edhe pushtetin gjyqësor dhe se të gjitha pushtetet po bien në dorë të Ramës. Sa reale është kjo situatë dhe sa e rrezikshme është kjo?

30 qershori vuri në dukje se kriza në fjalë, jo vetëm që nuk është e re, por ajo as që është krizë në fund të fundit. Çfarë ka ndodhur shkurtimisht? Njëra nga dy forcat më të mëdha politike në vend, vendosi që ta refuzojë sistemin jodemokratik të përfaqësimit, ku është zhytur gradualisht Shqipëria prej të paktën 11 vjetësh. Ajo e bëri këtë jo sepse u shqetësua për tkurrjen e demokracisë, por duke parë se me kalimin e kohës, ky sistem që u ndërtua për ta minimizuar ndikimin dhe pjesëmarrjen e qytetarit në politikë e për ta shndërruar në supermen kryetarin e partisë (pra kryeministrin), mund të anulonte parimin e alternimit në pushtet. Ajo mund ta asgjësonte kështu edhe atë pak iluzion demokracie që prodhonte ky lloj konsensusi i heshtur.

Ky sistem bën që partia që është në pushtet jo vetëm ta përdorë pushtetin si plaçkë për një apo dy cikle zgjedhore, por madje të vërë në punë çdo mjet edhe të dyshimtë, për t’u përjetësuar në pushtet. Kjo sjell në mënyrë të pashmangshme ridikulizimin e sistemit të kontrollit dhe balancimit, si dhe dominimin brutal të çdo pushteti jashtëqeveritar në vend. Në një farë mënyre, Partia Demokratike ndjeu befas në lëkurë pas gjashtë vjetësh çfarë do të thotë të jesh jo vetëm i mënjanuar, por edhe i vënë në lojë, gjë që mbi 85% e shqiptarëve jovotues të çdo qeverie, e kanë provuar personalisht. Në këtë kontekst, kjo nuk është një krizë, por thjesht konfirmim nga ana e një pjese të politikës, se “normaliteti” i imponuar në këtë vend është fals.

Një aktor i ri ka hyrë në krizë fuqishëm dhe ai është presidenti Meta. Si i konsideroni akuzat e tij për komplot ndërkombëtar? A është dalje nga roli i kreut të shtetit sjellja e tij publike? Pse po e bën këtë Meta?

Nuk besoj te komploti sorosian. Nuk më duket serioze ta semplifikosh problemin kaq shumë, sidomos nga dikush si Presidenti i Republikës. Zanafilla e problemit që kemi nuk është se një spekulant financiar nga Amerika (të cilin madje e quajnë edhe “të majtë”) po kontrollon përmes fijeve të tij në diplomacinë perëndimore shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri dhe instalimin e një diktature. Problemi është se në Shqipëri, ashtu si shumëkund në botë, sot po zbulohet se sistemi ekonomik kapitalist që deri dje supozohej si binom i pandashëm me demokracinë, po rezulton shumë më tepër eficient pa këto budallallëqet e zgjedhjeve të lira, balancimit të pushteteve, medias së pavarur etj. etj. Pra, klasa që dominon sot ekonominë (e si rrjedhojë edhe politikën) në Shqipëri dhe tej Shqipërisë, po shikon se nuk ka leverdi të mbështetet te më shumë se një parti, një media apo një elitë të vetme servilësh, për të realizuar fitime të mjaftueshme në fund të bilancit. Kapitalizmi neoliberal nuk ka më nevojë të jetë edhe aq liberal.

Për ta realizuar qëllimin e tij, ai po përdor elita politike të cilat në vende si Shqipëria, u promovuan dhe fuqizuan nxitimthi gjatë viteve ’90 e që sot përbëjnë një klub vendimmarrësish të paprinciptë dhe me karakter të dobët. Ky klub sharlatanësh të gjendur aksidentalisht në pushtet, kanë përfituar sigurisht edhe nga programe naive të “fuqizimit” të politikanëve liberalë nga fondacione si ato të Sorosit, por mendoj se faji i Sorosit këtu, është që ka vendosur si kriter për mbështetjen e këtyre idiotëve vetëm njohjen e anglishtes duke toleruar oportunizmin, dobësitë karakteriale, formimin e cungët politik dhe mungesën e seriozitetit.

Nuk dua të besoj se presidenti nuk është në gjendje ta bëjë këtë analizë, por mendoj se ai po përdor një gjuhë populiste dhe sipërfaqësore si kjo me komplote e Avnirustemë, për shkak se e ngatërron populizmin me popullaritetin. Për të qenë popullor dhe nga ana e popullit, nuk ka nevojë të jesh populist dhe ta konsiderosh popullin si të aftë vetëm për të operuar me koncepte sipërfaqësore frikash nga komplotet e huaja, apo krenarish për mitologjinë politike.

Ndërkombëtarët mbeten në të njëjtat pozita. Ka sinjale që negociatat s’ka shanse të hapen me këtë situatë. Ndërkohë ata vijojnë ta mbështesin Ramën në krizën e brendshme. A është paradoksale kjo, a pritet që ndërkombëtarët të ndërhyjnë?

Besoj se ndërkombëtarët nuk mbështesin Ramën, por stabilitetin. Mbi të gjitha, qeveria është një agjenci që ofron shërbimin e stabilitetit. Për shumë vite, Shqipëria ka qenë tashmë sipërfaqësisht e qëndrueshme. Që është arritur në këtë rezultat stabiliteti sipërfaqësor, nuk është vetëm merita e klasës sonë politike, por edhe e shpërndarjes së mbështetjes, tolerimeve dhe menaxhimit që i kanë bërë ndërkombëtarët e mëdhenj e të fuqishëm klasës sonë politike. Sigurisht, asnjë menaxher në botë nuk do të dëshironte të dilte në dritë të diellit e vërteta se performanca e tij shumëvjeçare nuk ka funksionuar, se politikanët te të cilët ata kanë investuar në mënyrë të verbër janë ca megalomanë të neveritshëm, se pajtueshmëria sociale ndaj tyre është përtokë, se stabiliteti që ata ofrojnë mbahet në këmbë o me kërbaç, o me shantazh për bukën e gojës, o me vota të blera, o me manipulim mediatik. Sigurisht ata nuk janë të verbër dhe janë në gjendje ta shikojnë mynxyrën që është bërë në këtë vend. Mirëpo mendoj se duan t’i japin situatës së dalë duarsh një zgjidhje pa zhurmë, sepse zhurma do të ekspozonte papërgjegjshmërinë e tyre në të kaluarën. Kësisoj, them se ndërkombëtarët janë tashmë duke ndërhyrë, por heshturazi, si çdo roje që ia kanë vjedhur magazinën gjatë natës dhe që po mundohet të rikuperojë dëmin me shpejtësi herët në mëngjes, sa pa e marrë vesh drejtori i madh.

Opozita iu rikthehet protestave masive të hënën. Çfarë mund të presë ajo tani pas votimeve të 30 qershorit? Përveç protestës, në këndvështrimin tuaj, a ka ajo ndonjë armë tjetër në dorë apo mundësi për të realizuar kërkesat e saj? 

Rrezikshmëria që mbart kjo situatë, është rrezikshmëria që mbart dalja nga gjumi. Duke qenë se një pjesë e klasës politike po artikulon dhe po problematizon atë gjendje që qytetarët e ndiejnë por nuk munden ta artikulojnë, kjo situatë mund të armatosë me retorikën e duhur shtresa të gjëra të shtypurish e të papërfaqësuarish.

E rëndësishme është që përballë joshjes me copa pushteti, opozita të mos e ndajë fatin e saj nga ai i 85% të qytetarëve por t’i qëndrojë konsistente luftës për rikthimin e demokracisë përfaqësuese te qytetarët. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë opozita vërtet mund të sigurojë në terma afatshkurtër një lloj mbijetese materiale, por moralisht dhe shpirtërisht te 85% e njerëzve që ajo i tradhtoi, ajo do të jetë e vdekur.

Tags: Opozita s'duhet të joshet nga pushtetiSokol Shameti

JU SUGJEROJME

Makina përplaset me barrierat dhe del jashtë rrugës, plagosen rëndë dy të rinj
Aktualitet

Makina përplaset me barrierat dhe del jashtë rrugës, plagosen rëndë dy të rinj

13/07/2022
“Projektligji për amnistinë fiskale nuk ofron garanci”, mesazhi i Dhomës Amerikane të Tregtisë
Aktualitet

“Projektligji për amnistinë fiskale nuk ofron garanci”, mesazhi i Dhomës Amerikane të Tregtisë

13/07/2022
Bardhi: Berisha nuk mund të fshihet më, ndërkombëtarët po flasin me zë të lartë
Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ Bardhi: Qetësohu Pandi, merre me qetësi

13/07/2022
“Më plasi bombola, jam fukareshë, nuk kam bukë”, deklarata e “milioneres” së inceneratorëve
Aktualitet

“Më plasi bombola, jam fukareshë, nuk kam bukë”, deklarata e “milioneres” së inceneratorëve

13/07/2022
Next Post
Krasniqi flet për Mapon: Reforma është eksperiment ndërkombëtar, do zgjidhet me presionin e tyre

Krasniqi: Kriza është thelluar! Vendi, peng i elitave të korruptuara

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Makina përplaset me barrierat dhe del jashtë rrugës, plagosen rëndë dy të rinj
  • “Projektligji për amnistinë fiskale nuk ofron garanci”, mesazhi i Dhomës Amerikane të Tregtisë
  • Harta e re gjyqësore/ Bardhi: Qetësohu Pandi, merre me qetësi
  • “Më plasi bombola, jam fukareshë, nuk kam bukë”, deklarata e “milioneres” së inceneratorëve
  • Bilanci i tre viteve/ Njerëzit e pushtetshëm që ranë në rrjetën se SPAK, nga prokurorë dhe gjyqtarë deri te ish-ministra dhe kryebashkiakë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In