Aktualitet

Shangai “mashtroi” botën, spektakli me dronë për Vitin e Ri ishte i regjistruar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:10 - 03/01/20 |
mapo.al

Shfaqja spektakolare e mijëra dronëve që fluturonin mbi qytet si pjesë e festimeve të vitit të ri në Shangai, u përcoll në të gjithë botën. Por qytetarët e Shangait nuk i kishin parë dronët, madje pretendojnë se atë natë nuk ka pasur asnjë festim. Ka një shpjegim për këtë.



Spektakli dramatik nuk u realizua mbrëmjen e ndërrimit të viteve, por gjatë një fluturimi prove në 28 dhjetor. Këtë e konfirmoi për BBC kompania që ideoi shfaqjen.


Pamjet e spektaklit mbresëlënës u përcollën mediave botërore nga media shtetërore kineze. Aty duken 2 mijë dronë teksa pushtojnë qiellin e distriktit të Pudong në Shangai, duke krijuar format e fishekzjarrëve, një njeriu që ecën mbi lumë, numrin 2020 dhe shkronja kineze.


Efektet me qindra dronë, që formonin një njeri që vrapon mbi lum, ishin të regjistruara më parë

Spektakli u vlerësua nga mediat ndërkombëtari si një alternativë futuristike dhe më ambientaliste ndaj fishekzjarrëve tradicionalë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas