Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shantazhi/ Standardi i dyfishtë i Edi Ramës me drejtësinë

by mapo.al
10/10/2019
in Kryesore, Politika
0

Kryeministri Edi Rama sulmon ashpër prokurorë dhe gjyqtarë që procedojnë penalisht drejtorët e emëruar nga qeveria. Rama: “Disa prokurorë dhe gjyqtarë, kanë ngritur një grup ‘KÇK’ (kap ça të kapësh). Këtë grupin, ky parlament do ta shpallë grup në kërkim”. Standardi i dyfishtë i qeverisë, kur mbyllen dosjet e nxehta, “nuk ndërhyhet në drejtësinë e pavarur”

Nga Sebi Alla

Sa herë kryeministri Edi Rama pyetet për dosjet 339 dhe 184, ku fshihet krimi i madh elektoral dhe përfshirja e trafikantëve me zyrtarë të lartë të PS-së në shitblerjen e votave, ka vetëm një përgjigje: “është çështje e drejtësisë, nuk ndërhyjmë”. Por ky “postulat qeveritar”, shkelet kur preken interesat, duke e kthyer tashmë drejtësinë e mbetur në tabelë qitje, ku i pari që qëllon fort është vetë Rama, më pas zëvendëskryeministri Braçe dhe të tjerë me radhë. “Disa prokurorë dhe gjyqtarë, kanë ngritur një grup ‘KÇK’ (kap ça të kapësh). Këtë grupin, ky parlament do ta shpallë grup në kërkim. E them jo në mënyrë metaforike, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me çdo mënyrë, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu”-kërcënoi Rama nga foltorja e Parlamentit. Serioziteti me të cilën e ngriti këtë fjalim nuk ishte formë për të shmangur vëmendjen nga shumë problem të hapura në vend, por trysni e drejtpërdrejtë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët procedojnë penalisht drejtorë institucionesh të zgjedhur nga qeveria. Shkak për këtë vrull të paprecedent, është bërë një vendim i prokurorisë dhe Gjykatës së Durrësit për të lënë në “burg pa afat” drejtorin e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula. “Është e kotë që nga tryezat e opozitës te ngrihen këtu dhe të fajësojnë qeverinë. Prokurorë dhe gjykatës si ai në Durrës, plot si ata, bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë”-shtoi Rama, duke përsëritur disa herë me tone të ngritura fjalën “grupi KÇK”. Deklarata e rëndë ka kaluar lehtë deri më tani, pa pasur reagime nga institucionet ndërkombëtare apo në vend. Duke përmendur fjalinë: “ky Parlament do i shpallë në kërkim pasi është zgjedhur nga populli”, është në kapërcim jo vetëm të kompetencave por rast për t’u ndjekur si çështje edhe në Gjykatën e Strasburgut. Prokurori që urdhëroi arrestimin e kreut të kadastrës Durrës ende nuk e ka kaluar vettingun, por nëse ai nuk e kalon atë, juristët shprehen se pikërisht anatemimi i hapur nga numri një dhe dy i qeverisë, mund të përdoret si kazus në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Procesi që trazoi qeverinë

Për rastin e Durrësit, Liridon Pula akuzohet për “shpërdorim detyre” ku shkak i arrestimit një javë më parë është bërë një praktikë dhënie pronësie për një zonë të lakmuar në Gjirin e Lalëzit. Arrestimi i tij nuk u prit mirë nga drejtuesit e qeverisë. Pikërisht ditën kur do vendosej masa e sigurisë për të, në sallën e gjyqit ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe. Pas vendimit që la në qeli zyrtarin e lartë të Kadastrës, reagoi ashpër Braçe, duke akuzuar prokurorin Arjan Ndoja si të kapur nga bandat kriminale. Akuzat vijuan edhe më pas në konferenca të gjata shtypi, ndërsa këto qëndrime nuk i konsideruan si “ndërhyrje apo shantazh ndaj institucionit të drejtësisë”. Pikërisht ky anatemim dhe presion i hapur detyroi Këshillin e Lartë të Prokurorisë që të dilte në një qëndrim zyrtar. “Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të vetingut”, thuhet në qëndrimin e KLP-së. Gjithashtu, në vijim të deklaratës KLP i bëri thirrje prokurorëve që të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë. “Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë”-shprehet KLP. Por ndërsa ngjau se kësaj çështje iu vendos kapaku njëherë e mirë, ujërat janë trazuar nga kreu i qeverisë, i cili me deklaratat e djeshme ka shtuar edhe më shumë presionin, madje është kthyer vetë në “prokurori”, duke “shpallur në kërkim” prokurorë dhe gjyqtarë të cilët i prekin zyrtarët e zgjedhur prej tyre.

Standardi i dyfishtë

Prokuroria e Përgjithshme, pas deklaratave të forta politike dhe konsiderimit si “ndërhyrje në institucionet e pavarura”, ende nuk ka pasur asnjë rresht reagim zyrtar. Heshtja mund të flasë edhe më shumë… Kryeministri Edi Rama në çdo dalje publike nuk e pranon që institucionin e akuzës e kontrollon, ndonëse në dhjetor të dy viteve më parë në sallën e Parlamentit me 69 votat e saj zgjodhi Prokurore të Përgjithshme të Përkohëshme Arta Markun. Sprova ishin dy dosje të rënda hetimore, si ajo 184 që u hap për krimin elektoral në Dibër dhe 339 për qarkun Durrës. Media e njohur gjermane Bild publikoi disa përgjime ligjore si pjesë e këtyre dosjeve ku shfaqet kryeministri Rama, ish-ministra të tij, deputetë, drejtues të lartë policie dhe zyrtarë lokal ku flasin për shantazh mbi votuesit, kërcënim ndaj kundërshtarëve politik dhe blerje të votave, duke specifikuar edhe shumat për çdo votë të hedhur në favor të Partisë Socialiste. Edhe prokuroria jonë reagoi, por duke hapur dosje të re për të gjetur “spiunët” që ia dërguan një pjesë të materialeve gazetës së njohur gjermane. Në momentin që edhe Gjermania kërkoi specifikisht dënimin e krimit elektoral, në një prej nëntë kushteve të saj për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Prokurorja e Përgjithshme vendosi që dosjen 184 ta dërgojë në Dibër, duke rrëzuar akuzën për zyrtarët e lartë të përfshirë në dyshimin e fortë mbi krimin elektoral. Për këtë çështje qeveria pati vetëm një përgjigje: “nuk komentojmë çështjet e drejtësisë, prokuroria apo gjykatat janë të pavarura dhe pranojmë vendimet e tyre”. Me gjykimin e ftohtë dhe deklaratat e dhëna “drejtësia qenka e pavarur”, ndërsa për çështjen e procedimit të zyrtarëve të lartë të akuzuar për shpërdorim detyre apo korrupsion “drejtësia konsiderohet e varur”. Sulmet nga kreu i qeverisë dhe anatemimi i drejtpërdrejtë i prokurorëve dhe gjyqtarëve është një rast i rëndë, i paprecedent, ku me emër dhe mbiemër shantazhohen, duke i kërcënuar se do ua “presë kokat vettingu”.

Tags: drejtësiaEdi Ramaprokurorëtshantazhi

JU SUGJEROJME

Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
Aktualitet

Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar

16/05/2022
“Mike Pompeo erdhi në Tiranë për një shumë të majme”, mesazhi i Evi Kokalarit
Aktualitet

“Mike Pompeo erdhi në Tiranë për një shumë të majme”, mesazhi i Evi Kokalarit

16/05/2022
Pompeo në Tiranë/ Ngjela: Politika amerikane po tallet me Saliun, sidomos Yuri Kim
Aktualitet

Pompeo në Tiranë/ Ngjela: Politika amerikane po tallet me Saliun, sidomos Yuri Kim

16/05/2022
Rama: Pagat mund të bëhen publike një herë në vit
Aktualitet

Rama: Pagat mund të bëhen publike një herë në vit

16/05/2022
Next Post
Filmi dokumentar i Luan Hajdaragës, mikut të të gjithëve (Foto)

Filmi dokumentar i Luan Hajdaragës, mikut të të gjithëve (Foto)

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
  • Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
  • Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
  • Aktori i njohur Jason Momoa kërkoi falje, po vëllezërit Veshaj pse nuk e bëjnë?
  • Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In