Aktorja më në zë e Hollivudit, Sharon Shtone ka rrëfyer së fundmi për revistën “Variety” luftën e saj të brendshme pasi kaloi hemoragjinë cerebrale në vitin 2001, si dhe braktisjen nga ana e kinematografisë.
“U trajtova me një mungesë brutale dashamirësie”-u shpreh fillimisht Stone. “Njerëzit më trajtuan shumë keq, madje edhe gra që më rrethonin. Mendoj se nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht sesa e rrezikshme mund të jetë kjo situatë për femrat dhe sa shumë kohë kërkon rikuperimi. Mua m’u deshën vite të tëra”– vijoi më tej ajo, e cila nuk ngurroi të shprehej se pas sëmundjes parajsa e filmit e la në harresë. “Më shpëtoi një kontratë e “Dior-it” në 2005-ën”-tregoi Stone.
Risjellim në vëmendje se një dekadë para këtij episodi, Stone kishte kapur majat e famës me rolin e protagonistes në thrillerin “Baci Instict”, e më vonë fitoi një nominim për Oskar, me interpretimin në filmin e Martin Scorsese, “Casino”.