Monday, July 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shau protestuesit, Borchardt: Ishim të pa përgatitur, gruaja u tmerrua

by ro ot
18/11/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka sqaruar incidentin me banorët e Unazë së Re, të cilëve u tregoi gishtin e mesit. Borchardt në intervistën për gazetën “Panorama”, flet për momentin ku sëbashku me bashkëshorten u përball me banorët, të cilët po protestonin para Drejtorisë së Policisë.

Ai tha se personat që bënë këtë gjest nuk ishin gra, por burra. Më tej diplomati rrëfen se është gjetur i papërgatitur dhe se ka menduar se janë të njëjtët persona që e vendosën shënimin në apartament tij e tij.

Ambasador, ju keni pasur edhe një incident me disa banorë protestues. Pas atij gjesti, ata kanë kërkuar largimin tuaj nga posti që mbani. I keni marrë ndonjëherë në konsideratë thirrjet e tyre?

Bernd Borchardt: Faleminderit për këtë pyetje. Më jep mundësinë të nxjerr në pah disa elementë të rëndësishëm. Kisha dalë për shëtitje me bashkëshorten time atë mbrëmje, pa qenë në dijeni se po zhvillohej një protestë përpara Drejtorisë së Policisë, aq më pak të dija se për çfarë po bëhej protesta.

Papritmas, na u afruan disa burra, njerëzit bërtisnin duke na sharë dhe silleshin në mënyrë agresive. Më duhet ta theksoj, ishin burra, jo gra apo fëmijë, siç po pretendojnë disa media tani. Kjo na gjeti tërësisht të papërgatitur mua dhe bashkëshorten time dhe ajo, me të drejtë, u frikësua.

Nëse e shihni fytyrën e saj të tmerruar, në videon e shpërndarë gjerësisht, atëherë e kuptoni se çfarë ndodhi. Nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte, u ndiem të kërcënuar drejtpërsëdrejti dhe u çorientuam. Mendova se ishin të njëjtët dhunues që na terrorizuan në apartamentin tonë, në katin e 12-të, në mesnatë, në maj të vitit 2019, dhe e humba kontrollin emocional për pak sekonda.

U pendova dhe kërkova ndjesë menjëherë, duke kuptuar që mund të kem fyer njerëz të tjerë, ata të cilët po protestonin përballë zyrave të Policisë dhe për ankesat e të cilëve nuk kisha dijeni. Ende më vjen keq dhe ende i qëndroj ndjesës publike që kam bërë. E shikoj tani se si disa media e vendosin këtë incident në rrotullën politike. Ky keqinterpretim bëhet me keqbesim dhe është i motivuar politikisht.

Lexo edhe:

Meta shpall “non grata” ambasadorin Borchardt

 

Tags: banore te astiritBorchardtflet ambasadorigishti i mesitsharjesqarim

JU SUGJEROJME

Jorida Tabaku: Perse Shqipëria refuzon BE-në
Aktualitet

Kriza energjetike/ Tabaku: TAP po korr frytet e duhura, qeveria të bëjë më shumë

18/07/2022
Erdogan zbulon negociatat Rusi-Ukrainë, pikat ku është arritur dakordësia
Bota

Eksportet e grurit/ Erdogan takohet me Putinin për të arritur një marrëveshje

18/07/2022
Kreu i Kadastrës paralajmëron abuzuesit e pronave në Tiranë: Përgjegjësit, para Drejtësisë!
Kryesore

Bllokimi i e-Albania, edhe Kadastra del me njoftim për qytetarët

18/07/2022
Prokurorja Elsa Kareçi e pret me lot vendimin, veting-u vendos edhe fatin e gjyqtarit Albert Meça
Aktualitet

Prokurorja Elsa Kareçi e pret me lot vendimin, veting-u vendos edhe fatin e gjyqtarit Albert Meça

18/07/2022
Next Post
Kokainë në lokal, arrestohen burrë e grua në Vlorë

Sherri për aksidentin degjeneron në plumba, shoferi plagos kunatin

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Kriza energjetike/ Tabaku: TAP po korr frytet e duhura, qeveria të bëjë më shumë
  • Eksportet e grurit/ Erdogan takohet me Putinin për të arritur një marrëveshje
  • Bllokimi i e-Albania, edhe Kadastra del me njoftim për qytetarët
  • Prokurorja Elsa Kareçi e pret me lot vendimin, veting-u vendos edhe fatin e gjyqtarit Albert Meça
  • Berisha: Kur të vijmë në pushtet do të miratojmë çdo reformë për avancimin e integrimit të Shqipërisë në BE



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In