Bota

SHBA – Arrin në 400 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:21 - 19/01/21 |
mapo.al

Vdekjet e lidhura me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, kanë arritur në 400,000 në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që numri total i të infektuarve shkon përtej shifrës 24 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.



Vdekjet e lidhura me koronavirus janë duke shënuar rritje në dy të tretën e shteteve amerikane, ndërkohë që ka nisur të raportohet edhe për variante të reja të këtij virusi.


Më 18 janar, Kalifornia është bërë shteti i parë amerikan që ka regjistruar 3 milionë të infektuar me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia.



Deri më 17 janar, Kalifornia, shtet me 40 milionë banorë, ka regjistruar 36,633 vdekje të lidhura me COVID-19.



Ndërkohë, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo u ka bërë thirrje autoriteteve federale që të kufizojnë udhëtimet nga vendet kur janë regjistruar variantet e reja të koronavirusit, përfshirë Britaninë e Madhe, Afrikën Jugore dhe Brazilin.


“Ndaloni ardhjen e këtyre njerëzve këtu. Pse po lejoni njerëzit që të udhëtojnë në këtë shtet dhe më pas bëhet shumë vonë?” ka pyetur Cuomo.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas