Aktualitet

SHBA – Avioni rrëzohet mbi një shtëpi, ndërron jetë biznesmeni, gruaja dhe djali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:22 - 03/01/21 |
mapo.al

Detroit, SHBA – Familja e biznesmenit amerikan David S.Compo dhe vetë ai kanë ndërruar jetë pas një aksidenti ajror mesditën e së shtunës.






Ishte David që po pilotonte avionin, si një pilot me përvojë dhe i licencuar, kur u përplas në një shtëpi gjysmë milje në veri të aeroportit New Hudson.


Brenda saj ndodheshin 5 anëtarë të një familjeje. Për fat të mirë, ata mundën të dilnin dhe nuk pësuan lëndime. Sa i takon shtëpisë, u përfshi nga flakët dhe ka pësuar dëmtime në të dy katet.





Së bashku me të shoqen dhe të birin, biznesmeni po kthehej në shtëpi nga Canton, Georgia.  Avioni privat u ngrit në 12:51, dhe ishte planifikuar të ulej në 16:11.



Një dëshmitar i tha Policisë se kishte parë avionin të fluturonte në lartësi të ulët dhe të nxirrte tym të bardhë. Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende.

Lexo edhe :  Biden katërfishon kufirin për pranimin e refugjatëve krahasuar me Trump

Ndërkaq, autoritetet amerikane kanë nisur hetimet.

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas