Aktualitet

SHBA – Bie numri i raste ditore me koronavirus














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:44 - 13/02/21 |
mapo.al

SHBA-ja regjistroi të premten 97 mijë raste të reja me koronavirus dhe 5,323 viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.





Sipas CNN,  numri i së premtes përfshin më shumë se 2,400 viktima të paraportuara nga Ohio.


Departamenti i shëndetësisë së shtetit tha më 10 shkurt se rreth 4,000 viktima “mund të jenë raportuar më pak përmes sistemit të raportimit”, dhe do t’u shtohen shifrave të ardhshme.




“Çështjet e procesit që ndikuan në raportimin e këtyre shifrave filluan në tetor. Numri më i madh i viktima ishte nga muaji nëntor dhe dhjetor”, tha departamenti në një deklaratë.


Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve në SHBA u rrit në 27 milionë ndërsa janë shënuar 480 mijë viktima që nga shpërthimi i pandemisë.


Deri më tani, të paktën 69 milionë doza vaksine janë shpërndarë kurse 48 milionë prej tyre janë administruar.

Lexo edhe :  OBSH: Ritmi i pandemisë po përshpejtohet, virusi po zhvendoset te moshat e reja

Vlen të theksohet që numri i rasteve të reja është dukshëm më i vogël se sa një muaj më parë. Më 8 janar SHBA kishte regjistruar 308 mijë raste brenda 24 orëve të fundit.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas