Konventa Kombëtare Demokratike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DNC) do të shtyjë kongresin për nominimin e kandidatit për zgjedhjet e ardhshme, nga korriku në gusht për shkak të pandemisë së koronavirusit, thanë të enjten zyrtarët e DNC.
Kongresi do të mbahet në 17 gusht në Milwaukee, Wisconsin, rreth një javë para kongresit nominues të Partisë Republikane.
Ky vendim për shtyrje vjen vetëm disa ditë pasi ish-nënkryetari dhe kandidati i mundshëm Joe Biden bëri thirrje që kongresi të zhvendosej për shkak të pandemisë së koronavirusit.