“Sot është një ditë e madhe për të gjithë, për ata që janë në Kinë, në Tokyo, për të gjithë dhe unë jam vërtetë i lumtur’.
Kështu shprehet ish-lojtari i basketbollit, Dennis Rodman që është në Singapor pas takimit mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-un të Koresë së Veriut dhe përlotet gjatë një interviste në CNN ku po diskutonte për këtë takim historik.
Rodman e ka njohur Kim Jong-un për vite dhe madje solli një ekip të basketbollit në Korenë e Veriut dikur.
Në videon e regjistruar gjatë një lidhjeje me Cnn, ish lojtari i basketbollit mban një kapele me mbishkrimin ‘Make Amerika great again’, e përdorur si slogan gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.
‘E dija që dyert do hapeshin e dija. Kam marrë kaq shumë kërcënime me vdekje.
Besoja në Korenë e Veriut dhe kur erdha në vendin tim unë nuk mund të shkoja në shtëpi. Më duhej të fshihesha për 30 ditë.
Por unë e mbajta kokën lart. E dija se gjërat do të ndryshonin dhe sot është një ditë e madhe”,- thotë Rodman që si përmban lotët nga emocionet.