Ministrja e Jashtme Gjermane Alena Berbok dhe sekretari i shtetit, Anthony Blinken kanë paralajmëruar Moskën për sanksione të rënda ekonomike, politike dhe strategjike.
Ata i kanë bërë sërish thirrje Rusisë që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të përshkallëzuar tensionet në kufi me Ukrainën.
“Ne po kërkojmë hapa të menjëhershëm de-përshkallëzimi. Çdo agresion i mëtejshëm do të ketë pasoja të rënda, ekonomike, politike dhe strategjike.”, tha ministrja e jashtme gjermane.
Deklarata u bë pas një takimi në Berlin me homologun e saj amerikan Blinken, i cili zhvilloi konsultime ditën e djeshme në Kiev. /Mapo.al