Aktualitet

SHBA – Dje humbën jetën nga koronavirusi 1320 persona





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:00 - 04/04/20 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pësuar 1320 humbje jetësh orët e fundit nga koronavirusi, kurse mbi 32 mijë njerëz rezultojnë të infektuar.


Shifrat që u publikuan pas mesnatës duke gdhirë 4 prilli, evidentojnë se ka shkuar në 7 391 numri i të vdekurve.


Të infektuar të identifikuar deri tani janë afro 277 mijë njerëz. Në luftë për jetën janë 5787 vetë. Ndërsa janë shëruar mbi 12 mijë vetë.


Shifrat e sotme të SHBA janë të ngjashme me të Francës dhe tejkalojnë dhe ato të Italisë dhe Spanjës që konsideroheshin më të lartat.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas