Aktualitet

SHBA: Marrim 50 mijë afganë, do të shpenzohen nga 2,275$ në muaj për person














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:58 - 05/09/21 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të strehojnë rreth 50 mijë qytetarë afganë dhe planifikon që të shpenzoje të paktën 2,275 dollarë për secilin për t’u siguruar strehim, ushqim dhe shkollimin e fëmijëve.






Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha për Bloomberg se administrata e Joe Biden ka ndarë fonde për të ndihmuar me dhjetëra mijëra afganë që do të largohen nga regjimi i talebanëve në muajt e ardhshëm.


Departamenti po ashtu është duke parë me Kongresin mundësinë që të evakuarit të kenë akses në benefite federale si “Medicaid”.







Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha në një konferencë shtypi se mes 50 mijë afganëve që do të vijnë në SHBA ka qytetarë amerikanë, banorët e përhershëm të ligjshëm, mbajtësit e vizave, njerëz që kanë aplikuar për viza të veçanta emigruese (SIV) dhe afganë të tjerë që janë më të rrezikuar nën sundimin taleban, siç janë gazetarët dhe punonjësit humanitarë.

Lexo edhe :  SHBA u kërkon udhëheqësve botërorë të vaksinojnë 70% të popullsisë brenda 2022


1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas