Roja Bregdetare e SHBA ka bllokuar një nëndetëse që transportonte 17690 kg kokainë dhe 432 kg marijuanë. Nëse do të nxirrej në treg kjo sasi droge do të kapte vlerën e 453 milionë paund.
Nëndetësja që transportonte tonelata drogë, lëvizte me shpejtësi të madhe kur u diktua nga rojet bregdetare. Ata i bënë thirrje të ndalej, arritën të hipnin mbi të dhe të futeshin brenda ku dhe zbuluan ngarkesën e madhe me drogë.
Anijet gjysmë nëndetëse janë relativisht të rralla. Ato janë të shtrenjta për t’u ndërtuar dhe kontrabandistët i strehojnë në thellësitë e xhunglës për të shmangur zbulimin.
Nëndetëset e drogës janë ndërtuar të tilla që në rast rreziku, të fundosen shpejt duke shkatërruar në këtë mënyrë provat.